Interi, “fëmija” e lumtur e Europës
Barcelona do të vazhdojë mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampioneve me një çerekfinale kundër formacionit që e mposhti në finalen e këtij kompeticionin në vitin 2006, Arsenalin.
Për herë të parë që nga sezoni 1989-1999, gjashtë vende u prezantuan në shortin e udhëhequr nga sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Xhani Infantino dhe ambasadori për finalen e Madridit, Emilio Butragenjo. Ndërsa Barcelona do të përballet me Arsenalin në dy ndeshjet e fiksuara për 30/31 mars dhe 6/7 prill, Olimpik i Lionit do të luajë kundër rivalit në kampionatin francez, Bordosë. Bajerni i Munihut do të presë Mançester Junaitid, një përsëritje e finales së vitit 1999 në “Kamp Nou”, dhe Interi do të sfidojë CSKA e Moskës. Luis Figo, “ministri i jashtëm” i Interit, duke komentuar çiftin Inter-CSKA Moskë, tha: “Është e vështirë të vlerësosh ekipet me të cilat ju do të përballeni, pasi në këtë pikë të gjitha skuadrat janë cilësore. Interi mund të jetë i lumtur që shmangu emra të tillë si Barcelona dhe Mançester Junaitid”. Interi nuk mbërrin në gjysmëfinale prej shtatë sezonesh, por ndaj CSKA-së së Moskës ka fituar 2-1 në transfertë dhe 4-2 në shtëpi në fazën e grupeve në sezonin 2007-2008. CSKA-ja bën paraqitjen e saj të parë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve dhe Elvir Rahimiç, një veteran që ka luajtur në dy ndeshjet kundër Interit, thotë: “Interi është favorit i qartë. Gjithsesi, edhe Sevilja ishte gjithashtu favorite, por ne i mundëm ata”. Në gjysëmfinale, Barcelona ose Arsenali do të përballet me Interin ose CSKA-së, ndërkohë që fituesi i çiftit francez Bajernin ose Mançester Junaitid. Finalja do të luhet, më 22 maj në Madrid, ndëkohë që në Getafe, më 20 maj do të luhet finalja e Ligës së Kampioneve për femra. Jashtë kompeticionit më prestigjioz për këtë edicion kanë mbetur tre ekipet me më shumë tituj: Reali i Madridit, 9-herë kampion; Milani (7 herë) dhe Liverpuli (5 herë).
Liga e Kampioneve
Çerekfinalet
30/31 mars dhe 6/7 prill
1. Lion-Bordo
2. Bajern-Mançester J.
3. Arsenal-Barcelona
4. Inter-CSKA Moskë
Gjysmëfinalet
20/21 prill dhe 27/28 prill
1. Fituesi 1-Fituesi 2
2. Fituesi 4-Fituesi 3
Finalja
22 maj 2010, Madrid
Fituesi 2-Fituesi 1
Liga e Europës
Çerekfinalet
1 dhe 8 prill
1.Fulham-Volfsburg
2.Hamburg-Standard Liezh
3.Valencia-Atletiko Madrid
4. Benfika-Liverpuli
Gjysmëfinalet
22 dhe 29 prill
1. Fituesi 2-Fituesi 1
2. Fituesi 3-Fituesi 3
Finalja
2 maj 2010, Hamburg
Fituesi 2-Fituesi 1
20 Mars 2010