E Diel, 1 Nëntor 2026

Syzat, tendencat dhe ngjyrat e stinës pranverë-verë 2010



Të dukshme lehtësisht, super të mëdha. Tërësisht blu, ose tërësisht të bardha, stil ushtarak apo stil flutur si në vitet ’50: modelet e reja të syzave të diellit janë krijuar për të çuditur dhe joshur. Mbase nga dimensionet e tyre (të mëdha, shumë të mëdha), mbase për ngjyrën që kanë, apo për detajet e çmuara (me gurë dhe metale), por syzat e reja të diellit për stinën pranverë-verë ashtu siç u vlerësua në panairin e Italisë, marrin gjithmonë e më shumë rëndësi në pamjen e jashtme të një femre me stil. Mbulojnë sytë, me një prekje misteri që u dhuron magji dhe magnetizëm. Ja cilat janë tendencat më të fundit për të gjitha ato që janë në kërkim të syzave të diellit moderne dhe cilësore.

Frymëzim oqeani
Mirësevjen blu: pas vitesh mungesë, moda rizbulon ngjyrën më shik që ekziston. Veshje, këpucë dhe çanta nuk i ishin bindur tendencës shumëvjeçare të ngjyrave të errëta, e njëjta gjë po ndodh tani edhe me syzat. Nuk ka përjashtime në këtë rast: blu e errët që të kujton thellësitë e oqeanit, duke kaluar te bluja e kobaltit dhe ajo elektrizuese, deri te e kaltra e ëmbël dhe kombinimi me të gjelbrën. Sipas ekspertëve të kimioterapisë, bluja me të gjitha nuancat e saj është ngjyra e shpirtit, e të mistershmes, simbol i harmonisë dhe i paqes së brendshme. Për syzat fitojnë nuancat e akullit, në tejkalim të bojëqiellit dhe mentes. Për të zgjedhur duhet të kihet parasysh edhe preferenca dhe stilisti.

Si një flutur
Kishin kohë që nuk ishin më pjesë e modës, detaje të vogla që përbëjnë një trend, e që vetëm tani bëhen realitet: syza në formën e krahëve të fluturës. Ja ku rikthehet moda e viteve ‘50 për të surprizuar dhe joshur në të njëjtën kohë. Këto syza rishkruajnë rregullat e stilit romantik, të sofistikuar dhe të thjeshtë, por në të njëjtën kohë tepër të ndërlikuar. Për diell apo optike, të vogla apo të mëdha në formë, të zeza apo me ngjyra, duket se mbartin një shpirt të veçantë kinematografik dhe janë zgjedhja e duhur për të gjithë ata që duan të luajnë me stilin.

Ekzibicionizëm i bardhë
E thjeshtë dhe e pastër, asnjë gjë nuk është kaq e sofistikuar sa e bardha. Syzat e krijuara me këtë ngjyra janë tërësisht moderne dhe në një hap me kohën. Format po ashtu lënë një shije të mrekullueshme, duke nisur nga përmasat e mëdha, e deri te masat e vogla e më fine, xhevahire të vërteta me forma të buta që nuk mund të mbeten pa rënë në sy. Të vësh një palë syza me ngjyrë të bardhë do të thotë të ndriçohesh dhe të tërheqësh vëmendje: e bardha në të vërtetë dhuron një shkëlqim të veçantë. Është një ngjyrë pa ngjyrë që nuk lë vend për dyshime. Për shumë femra, por jo për të gjitha.

Nota të thella, stil shik
E pagabueshme: nuk njeh krizë e zeza, nuk ikën nga moda dhe pëlqehet nga të gjithë. Sepse në fund të fundit, i dominon të gjitha, në çdo kohë dhe në çdo stinë. Duhet të jetë stili i saj elektrizues, ose mbase eleganca e përjetshme, por edhe stina e pranverës 2010 nuk heq dorë nga stili “i zi”. Risjell për të disatën herë dhe përgjithmonë: stilin e një dive të vërtetë. Syza të mëdha me formë të rrumbullakët por edhe katrore. E veçanta e kësaj herë është se ato janë punuar me teknika të lazerit që riprodhojnë punime të mrekullueshme dhe ndërthurje materialesh. Është e pamundur t’i rezistosh magjepsjes pa kohë. E pamundur t’i rezistosh tundimit për të pasur një palë syza të reja.

Vezulluese në çdo rast

Syzat shkëlqyese, që i mbajnë zonjat e Hollivudit, preferohen për ata që duan të jenë në qendër të vëmendjes. Për ata që do të përcaktohen për këto syze këtë pranverë, kjo do të jetë më e rëndësishme sesa ndjekja e modës. Nëse nuk doni që të jeni aq në qendër të vëmendjes, atëherë përcaktohuni për syze më diskrete.
Do të përcaktoheni për këto syze, atëherë të tjerët do t’ju shohin si artist, apo shkencëtar. Këto syza u shkojnë mirë atyre që kanë fytyrë të vogël, katrore.

20 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›