E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hleb mund të lërë Barçën në fund të sezonit

Barcelonë - Përfundimi i këtij sezoni mund të sjellë divorcin mes mesfushorit bjellorus Aleksandër Hleb dhe skuadrës së Barcelonës. Që nga mbërritja e tij nga Arsenali tek kjo skuadër, futbollisti Hleb ka pësuar një ulje të nivelit të lojës. Deri tani ai ka luajtur vetëm 13 ndeshje me skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola.

E përditshmja spanjollë AS publikon se raportet mes tij dhe klubit nuk janë nga më të mirat. Sipas mediave spanjolle divorci mes Hlebit dhe Barcelonës me sigurinë më madhe do të ndodhi që këtë verë. Destinacioni i tij pritet të jetë kampionati italian, ku shumë skuadra janë të interesuara për shërbimet e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›