E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi fiton bindshëm këtë javë, Milani në ndjekje të tij

Romë (Start)- Seria A nuk ka kaluar pa surpriza këtë javë. Më e rëndësishmja është fitorja e Romës me Lacion në derbin klasik. Verdhekuqtë morën një fitore minimale 1-0 ndaj rivalëve të tyre historik.

Surprizë e kënshme është fitorja e Rexhinës në fushën e vështirë të Udinezes. Vendasit nuk kanë arritur të koptojnë dot në sinjalizimin përfundimtar të gjyqtarit, se ndeshja është fituar nga modestët e Rexhinës 1-0. Kjo është një rrufe në qiell të hapur për bardhezinjtë, të cilët deri tani kanë zhvilluar ndeshje të shkëlqyera.

Fitore të shkëlqyer arriti edhe Atalanta ndaj Napolit. Bergamaskët gjunjëzuan “të fortët” e Serisë A 3-1, të cilët kanë shfaqur hapur pretendimet e tyre për zonën Champions.

Interi fitoi shumë thjeshtë në fushën e Palermos, ndryshe nga ndeshjet e fundit, kjo falë një dygolëshi fantastik të Ibrahimoviçit. Pa shumë histori fitoi dhe Milani me Kievon me rezultatin minimal 1-0.

Kampionati udhëhiqet nga Interi me 27 pikë, i ndjekur nga Milani me një pik më pak, dhe Juventusi me 24 pikë.

Rezultatet e javës së 12-të:
Juventus-Xhenoa 4-1
Palermo-Inter 0-2
Milan-Kievo 1-0
Atalanta-Napoli 3-1
Kaljari-Fiorentina 1-0
Katania-Torino 3-2
Sampdoria-Leçe 3-2
Siena-Bolonja 1-1
Udineze-Rexhina 0-1
Roma-Lacio 1-0

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›