Krasniqi i jep fund karrierës në boksin profesionist pas humbjes me Dimitrenkon
Dyseldorf (Start)- Boksieri kosovar, Luan Krasniqi, humbi papritur ndeshjen me boksierin ukrainas, Aleksandër Dimitrenko. Humbja e këtij dueli mund t’i kushtojë fundin e karrierës Krasniqit.
Krasniqi u dorëzua që në raundin e tretë pas një goditjeje të fuqishme të ukrainasit në pjesën e djathtë të leksusit. Kosovari u dorëzua, dhe fitorja iu dha Aleksandër Dimitrenkos. Në dy raundet e para Luan Krasniqi i ka dhënë disa goditje të forta kundërshtarit, duke grumbulluar më shumë pikë se ai.
Në këtë përballje Krasniqi mbështetej nga shqiptarë të shumtë të cilët kishin ardhur nga të katër anët e Europës për të ndjekur ish-kampionin e kontinentit.
Me këtë humbje Luani humbi shansin për titullin Kampion Bote në versionin ËBO. Me këtë humbje boksieri me origjinë nga Juniku pritet t’i japë fund karrirës së tij në boksin profesionist.
Në karrierën e tij si boksier profesinist, Krasniqi ka marrë 30 fitore, një ndeshje është mbyllur në barazim, dhe numëron vetëm tre humbje. Nga ana tjetër për boksirin ukrainas, Dimitrenko, pritet të hapet një kapitull i ri me këtë fitore. Ai pritet të sfidojë kampionin e botës në versionin ËBO, Vitali Kliçkovin, i cili është edhe bashkëkombasi i tij.