Reali dhe Valencia munden, Barcelona vazhdon ecurinë pozitive
Madrid (Start)- Humbje të dhimbshme pësoi Reali i Madridit në përballjen me Valadolidin për javën e 11-të në kampionatin spanjoll. Skuadra e Shusterit pësoi humbjen e dytë në kampionat, këtë herë me rezultatin minimal në fushën e Valadolidit. Me këtë humbje Reali tregon se në merkaton e janarit duhet të ndërhyjë fuqishëm në merkato.
Barcelona bën detyrën në transfertën me Rekreativon, por këtë herë jo me rezultat të thellë. Katalanasit fitojnë 2-0, duke treguar dhe një herë me “forcë” se aktualisht janë superfuqia e futbollit spanjoll.
Vilareali nuk arriti të shkojë më shumë se një barazim në fushën e Malagës, pasi kaloi dy herë në avantazh. Humbje të turpshme pësoi dhe Valencia, e cila u dorëzua para tifozëve të saj përballë modestëve të Gijonit.
Kampionati udhëhiqet nga Barcelona me 28 pikë, e ndjekur nga Vilareali me 25, dhe më pas vjen Valencia dhe Reali me nga 23 pikë.
Rezultatet e javës së 11-të në Temporadën spanjolle:
Valadolid-Real Madrid 1-0
Valencia-Gijon 2-3
Betis-Santander 3-1
Espanjol-Numansia 3-4
Atletiko M.-Deportivo 4-1
Almeria-Majorka 2-1
Malaga-Vilareal 2-2
Getafe-Sevilja 0-2
Rekreativo-Barcelona 0-2