Tirana kampione e fazës së parë në Superligë
Tiranë (Start)- Tirana arriti të marrë një fitore minimale me ekipin Lushnjar për këtë javë. Me këtë rezultat bardheblutë e mbyllin fazën e parë në krye të tabelës të ndjekur nga Vllaznia e Shkodrës. Tirana mori një fitore (të falur) minimale me ekipin Lushnjar, falë një autogoli qesharak të miqve.
Shkodranët fituan një ndeshje shumë të vështirë me Teutën e Durrësit. Djemtë e detit arritën të barazonin një herë rezultatin, por presioni i kuqebluve mposhti qëndrueshmërinë e tyre vetëm në minutën e tretë shtesë.
Shkumbini i vendit të tretë nuk arriti të shkojë më shumë se në një barazim pa gola në ndeshjen e Vlorës me Flamurtarin.
Dinamo u mposht nga simpatikët e Bylisit me një gol të Nenajt. Apolonia fitoi bindshëm me Besën e Kavajës në stadiumin “Loni Papuçiu”.
Elbasani arriti të merrë vetëm një barazim në ndeshjen e kryeqytetit me Partizanin. Elbasanasit pas golit të avantazhit u gjetën befas në disavantazh nga dy gafa të mbrojtjes. Ekuilibrin do ta vendoste vetëm kapiteni Ahmataj në fundin e takimit.
Rezultatet e takimeve:
Tirana-Lushnja 1-0
Vllaznia-Teuta 2-1
Apolonia-Besa 3-1
Flamurtari-Shkumbini 0-0
Bylis-Dinamo 1-0
Partizani-Elbasani 2-2