Mançini kandidaturë potenciale e Realit për zëvëndësimin e Shusterit
Madrid (Start)- Humbja e kësaj jave me Valadolidin nuk është kapërdirë lehtë nga drejtuesit e Realit të Madridit. Kjo humbje lëkund fuqishëm stolin e gjermanit Shuster në këtë ekip. Drejtuesit janë vënë në lëvizje të shpejtë për të gjetur një emër të ri për pankinën e klubit më të lavdishëm në botë.
Sipas të përditshmes AS, kandidatura më e mundshme në këto orët e fundit është ajo e ish-trajnerit të Interit, Roberto Mançinit. E përditshmja spanjolle citon drejtorin, Mijatoviç, i cili deklaron se bashkë me kandidaturën e tij është edhe ajo e Viktor Fernandezit dhe Mishelit.
Kujtojm që Reali shkarkoi Kapelon, me të cilin fitoi titullin pas 4 vjetësh, dhe në vend të tij emëroi Shusterin. Kjo lëvizje po rezulton fatale për klubin në sezonin e dytë të Shusterit në këtë ekip.
AS publikon gjithashtu se skuadra e Interit ka kërkuar 10 milion euro për kalimin e sulmuesit argjentinas, Hernan Krespo, tek skuadra “merengues”. Kontrata e argjentinasit zikaltër skadon në muajin janar, dhe shoqëria është e interesuar të përfitojë sadopak për transferimin e tij.
Kërkesa urgjente për Krespon vjen pas dëmtimit të Van Nilsteroit, I cili nuk do të jetë I gatshëm për këtë sezon. Krespo aktualisht po lihet në stol, dhe një kalim tek Reali do të thoshte aktivizim I padiskutueshëm për të.