Interi fiton mevuajtje Benitezshpeton pankinen
TIRANE-Interi eshte kualifikuar per ne turin tjeter te Champions League pas nje fitoreje te vuajtur ne shifrat 1-0 ndaj Tventes. Ne San Siro zikalterit kane arritur te kthehen te fitorja pas nje muaji ne krize te plote nderkohe qe goli deciziv i ndeshjes eshte shenuar nga Esteban Kambiaso. Vetem pak dite me pare per argjentinasin u shkruajt se i kishte telefonuar Moratit per te shkarkuar Rafa Benitez por ka qene pikerisht ai qe i ka shpetuar stolin teknikut spanjoll. Ne rast se kampionet e Evropes nuk do te kishin fituar ne takimin e mbremshem me shume mundesi Benitez do te gdhihej i shkarkuar. Por Interi ka fituar edhe pse me shume vuajtje. Ne pjesen e pare ka qene Tvente me e rrezikshme ndersa per italianet per tu vecuar nje goditje traverse e Uesli Shnajder. Nderkohe ka nisur ndryshe pjesa e dyte me Interin qe e ka spostuar lojen ne zonen e holandezeve. Jane dashur 10 minuta qe Kambiaso te shenonte. Pas nje goditje denimi te Shnajder topi u perplas tek dy lojtare te Tventes dhe i shkoi argjentinasit qe e dergoi ne rrjete. Tvente me pas goditi edhe traversen me nje parabel por ishte serish Interi qe pati rastin me te paster. Uesli Shnajder doli me porten e boshatisur por per cudi gaboi. Me pas ishte Stankovic qe pati nje rast te arte por gjuajtja e tij vetem pak metra larg portes perfundoi mbi tra. Interi eshte kualifikuar per ne turin tjeter por duket se do te jete ne vendin e dyte ne grup pasi Totenhemi fitoi 3-0 ne sfiden e mbremshme ndaj Verder Bremen. Kabul ne minuten e 6-te Modric ne fundin e pjeses se pare dhe Piter Krauc 11 minuta para fundit i dhane kualifikimin historik skuadres se Herri Redknap.
Grupi B
Cdo gje e zgjidhur ne grupin B ku Shalke 04 dhe Lioni do te kalojne ne fazen e te tetave te finales. Gjermanet kane arritur te fitojne duelin direkt me francezet duke marre edhe vendin e pare ne grup me 10 pike. Goli i Farfan dhe dopieta e Huntelar i dhane kualifikimin skuadres se Feliks Magat qe duket e ka kaluar krizen. Nderkohe Benfika ka vetem nje shans matematik te fitoje 3-0 ndaj Shalkes ne takimin e fundit dhe te shpresoje ne nje humbje te Lionit ndaj Hapoel Tel Aviv per te kaluar. Nje mision me shume se i pamundur per portugezet.
Grupi C
Uejn Runi u rikthye ne fushe me nje gol per Mancester Junajtid. Sulmuesi anglez i dha fitoren Djajve te Kuq ne derbin britanik perballe Glazgou Rejnxhers duke shenuar golin e vetem te sfides ne minuten e 87-te fale nje penalltie. Kjo fitore e kualifikon per me tej skuadren e Ferguson te ciles i mjafton nje barazim ne ndeshjen e fundit ndaj Valencias per te ruajtur vendin e pare ne grup. Ndeshja e djeshme ndaj Rejnxhers ka qene ndryshe nga ajo e para ku dy skuadrat nuk bene asgje ne fushe per te shenuar. Runi goditi traversen ne pjesen e pare ndersa Keni Miler nuk shenoi vetem 2 metra larg Van der Sar. Nderkohe asnje problem per Valencian qe ne Mestaja fitoi 6-1 ndaj turqve te Bursasporit duke siguruar kalimin per me tej.
d.b/BalkanWeb