Perjashtimi nga Federatatjeter proteste ne Memaliaj
MEMALIAJ- Banoret e qytetit te Memaliajt kane zhvilluar protesten e dyte radhazi kunder vendimeve te dhena nga Federata Shqiptare e Futbollit qe ka perjashtuar ekipin e ketij qyteti nga cdo aktivitet futbollistik per dy vjet. Protesta ka zgjatur rreth 30 minuta dhe ka qene me tone me te ashpra sesa ajo e se martes.
Ne krye te banoreve ka qene vete kryetari i bashkise Pellumb Bodeci qe ka kerkuar nga Federata ndryshimin e vendimit te marre nga Komisioni i Disiplines. Ai madje ka akuzuar presidentin e saj Armand Duka se kontrollon vendimet e marra nga organi disiplinor nderkohe qe eshte shprehur se protesta nuk do te mbaroje me kaq por do te pershkallezohet deri ne greve urie. Nderkohe kryetari i bashkise ka akuzuar gjyqtarin Aranit Lulaj si shkaktarin kryesor te incidentit.
Memaliaj u perjashtua per 2 vjet nga futbolli ndersa trajneri dhe 6 futbolliste te saj jane pezulluar per 5 vjet nga cdo aktivitet. Shkak per kete u be dhuna ndaj lojtareve te Butrintit dhe arbitrit te ndeshjes ne sfiden e dites se diel e vlefshme per Kategorine e Dyte.
e.n/A.Latifi/BalkanWeb