Interi fiton minimalisht në Siena
Interi ka arritur një fitore minimale në çastet e fundit të ndeshjes kundër Sienas, duke siguruar një tre pikësh me vlera, që e largon nga zona e ftohtë e rendtijes. Autori i golit ka qenë i riu Luk Kastanjos, i cili kontrolloi një top në qendër të zonës dhe mposhti portierin Brkiç në minutën e 89-të. Por deri përpara atij momenti, ndeshja ka qenë e errët për zikaltërit e Ranierit, që nuk po arrinin kurrsesi që të ingranoheshin në ritimin e sfidës. Ndryshe për Sienan, e cila ka përse të qahet. Rastet e shpërdoruara kanë qenë vërtet të shumta dhe loja e tyre nga Interit meriton vlerësime të shkallës sipërore. Sidoqoftë, vendi i 13-të për milanezët që ngjiten në kuotën e 14 pikëve, 11 më pak se Juventusi kryesues.
Serie A – Java XIII
Të premten
Udineze – Roma 2-0
Të shtunën
Novara – Parma 2-1
Leçe – Katania 0-1
Lacio – Juventus 0-1
Atalanta – Napoli 1-1
Dje
Palermo – Fiorentina 2-0
Siena – Inter 0-1
Kajliari – Bolonja 1-1
Çezena – Xhenoa 2-0
Milan – Kievo X-X