Siti barazon me Liverpulin, mbetet në +5
Me rezultatin 1-1 ka përfunduar kryendeshja e kësaj jave në Premier Ligë, e zhvilluar dje në “Anfield” ndërmjet Liverpulit dhe Mançester Sitit. Pas një harkimi nga këndi të David Silvas, Vinsent Kompani mposhti me kokë portierin Reina duke shënuar golin e parë. Mirëpo, nuk kaluan shumë minuta (33’) dhe pas një goditjeje nga distanca të Çarli Adam, Xholeon Leskot devijoi topin duke e nxjerrë jashtë loje portierin Hart. Në gjysmën e dytë nuk pati raste për gol, ndërsa përmendim përjashtimin e Mario Balotelit me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 83-të. Ky është barazimi i katërt radhazi në shtëpi i Liverpulit, që tani pozicionohet në vendin e gjashtë me 23 pikë, po aq sa ka edhe Arsenali një shkallë më poshtë. Ndërsa Mançester Siti ruan diferencën prej pesë pikësh kundrejt vendit të dytë që mbahet nga Mançester Junajtid, që me të njëjtin rezultat barazoi kundër Njukastëllit.
Premier Liga – Java XIII
Rezultatet
Të shtunën
Stoke Siti – Blekbërn 3-1
Bolton – Everton 0-2
Çelsi – Ulverhempton 3-0
Uest Bromuiç – Totenham 1-3
Man Junajtid – Njukastëll 1-1
Noruiç – QPR 2-1
Sandërlend – Uigan 1-2
Arsenal – Fulham 1-1
Dje
Suonsi – Aston Vila 0-0
Liverpul – Mançester Siti 1-1