E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta rimerr vendin e parë, Ndreu dorëhiqet nga Kastrioti

Flamurtari bën “autogol”. Vlonjatët barazojnë më Tomorin

Teuta rimerr kreun pasi ia la Tiranës për vetëm 24 orë. Durrsakët mposhtën si zakonisht me vetëm 1 gol diferencë rivalin e tyre, Laçin. Padyshim fatin e këtij takimi e vendosi kapiteni i Teutës, Arjan Sheta, që në minutën e 74-t shënon golin e fitores për durrsakët. Pas një kryesimi njëditorë nga Tirana, Teuta mposht minimalisht laçjanët dhe merr sërish vendin e parë. Ambiciet për titull të Kastriotit pësuan një goditje të rëndë, pasi një gol i vetëm në pjesën e dytë, i dhuroi Shkumbinit një fitore tërësisht të papritur në transfertë. Skuadra e Ndreut nuk arriti të ngjitej në asnjë moment në lartësinë e pritshmërive dhe pavarësisht pretendimeve të tyre për një vend në zonën europiane, nuk e vendosën pothuajse asnjëherë në vështirësi serioze ekipin peqinas. Si rrjedhojë, në përfundimin e takimit, trajneri krutan deklaroi dorëheqjen e tij të parevokueshme nga drejtimi i skuadrës. Diferencën në këtë ndeshje e bëri një gol nga jashtë zone i Gjatës, në të 55’, Ndonëse gjuatja nuk ishte e pakapshme, rënia në tokë e topit nxorri jashtë trajektores portierin Halilaj, pjesërisht fajtor në atë gol të pësuar. Pas kësaj Kastrioti u hodh i tëri në sulm, por rrezikoi të pësonte edhe golin e dytë. Shkumbini ngjitet në kuotën e 12 pikëve duke rritur shpresat për mbijetesë ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e tretë me 18 pikë. Pogradeci ka bërë detyrën e shtëpisë ndaj Kamzës, duke e ftur 2-1 përballjen mes dy skuadrave, që janë debutuese këtë sezon në kategorinë superiore. Ky takim ishte thuajse fotokopje e përballjes së para disa javëve të zhvilluara mes këtyre dy ekipeve në Kupën e Shqipërisë. Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Por e dyta flet për pogradecarët që shënojnë dy gola. Nastovski realizon golin e parë në minutën e 59-të, më pas i vjen radha Drazhanit që minutën e 70-të të shënojë golin e dytë për Pogradecin. Ndërsa golin e vetëm për kamzalinjtë e realizon mesfushori Enri Tafaj në minutën e 82-të.

Superliga - Java X

Rezultatet

Dje

Bylis – Apolonia 2-1

Tirana – Dinamo 0-1

Vllaznia – Skënderbeu 0-2

Sot

Kastrioti – Shkumbini 0-1

Pogradeci – Kamza 2-1

Flamurtari – Tomori 1-1

Teuta – Laçi 1-0

Renditja

Skuadra N F B H P

1. Teuta 10 8 1 1 25

2. Tirana 10 6 2 1 23

3. Kastrioti 10 6 0 4 18

4. Skënderbeu 10 4 5 1 17

5. Flamurtari 10 5 2 3 17

6. Laçi 10 4 3 3 15

7. Vllaznia 10 4 2 4 14

8. Bylis 10 4 2 4 14

9. Kamza 10 4 1 5 13

10. Pogradeci 10 4 1 5 13

11. Shkumbini 10 3 3 4 12

12. Apolonia 10 2 2 6 8

13. Tomori 10 1 2 7 5

14. Dinamo 10 0 2 8 -1

Shënim: Dinamos i janë zbritur tri pikë nga UEFA

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›