Stadiumet e Euro 2012

Me më pak se 200 ditë para fillimit të Euro 2012-shit, 16 ekipet pjesëmarrëse në garën ndërkombëtare që zhvillohet çdo katër vite, tifozët e futbollit në mbarë Evropën mund të fillojnë numërimin për ngjarjen në Poloni dhe Ukrainë.
Tetë qytete të shtrira në dy shtete do të jenë nikoqire të garës, me stadiume që janë rinovuar ose ndërtuar nga pika zero për fillimin e Evropianit 2012 në National Stadium në Varshavë më 8 qershor.
Një total prej 31 ndeshjesh do të zhvillohen në tetë stadiume të ndryshme, ku secila skuadër do të shpresojë në një vend në finalen në Olympic Stadium të Kievit më 1 korrik. Data e ardhshme e rëndësishme para fillimit të garës është shorti për fazën e grupeve që do të tërhiqet në Kiev, më 2 dhjetor.
Olympic Stadium, Kiev
Të gjitha 16 shtetet pjesëmarrëse në Euro 2012 do të shkojnë në Poloni dhe Ukrainë vitin e ardhshëm duke ëndërruar arritjen në finale që zhvillohet në Olympic Stadium të Kievit më 1 korrik. Arena gjendet në kryeqytetin e Ukrainës dhe është rinovuar para fillimit të Evropianit, pasi ishte ndërtuar në 1920-at. Përveç finales, Olympic Stadium do të jetë nikoqir i një çerekfinaleje dhe disa ndeshjeve të Grupit D.
Donbass Arena, Donetsk
Donbass Arena në Donetsk është shtëpia e kampionit të Ukrainës, dhe fituesit të Kupës UEFA 2009, Shakhtar Donetsk. I hapur në gusht 2009, stadiumi do të jetë nikoqir i njërës prej dy dueleve gjysmëfinale, një çerekfinale dhe ndeshjeve të Grupit D.
National Stadium, Varshavë
National Stadium në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë ka kapacitet prej mbi 58 mijë ulëseve dhe do të jetë arena e zhvillimit të një gjysmëfinaleje, një çerekfinaleje dhe takimeve të Grupit A. Euro 2012 do të fillojë në stadiumin e ri më 8 qershor.
Arena Gdansk, Gdansk
Puna në Arena Gdansk me kapacitet prej 43 mijë ulësesh filloi më 2008, stadiumi tani është shtëpi e skuadrës polake Lechia Gdansk dhe është hapur në gusht 2011. Stadiumi do të jetë nikoqir i një çerekfinaleje dhe tri ndeshjeve të Grupit C.
Ukrayina Stadium, Lviv
Ukrayina Stadium është shtëpi e ekipit ukrainas Karpaty Lviv dhe u hap në tetor 2011. Arena mirëpret vetëm 35 mijë tifozë dhe do te jetë vendngjarja e tri ndeshjeve të Grupit B.
Metalist Stadium, Kharkiv
Kharkiv Stadium është shtëpia e ekipit ukrainas Metalist Kharkiv dhe ishte rinovuar para garës së vitit të ardhshëm. Në të do të zhvillohen tri takime të Grupit B kurse arena ka kapacitet prej 38 mijë tifozëve.
Miejski Stadium, Poznan
Miejski Stadium ishte ndërtuar më 1980, por arena në qytetin polak, Poznan është rinovuar për Euro 2012. Ai është shtëpi e skuadrës Lech Poznan dhe do të jetë vendngjarje e tri takimeve të Grupit C.
Municipal Stadium, Wroclaw
Munincipal Stadium në Wroclaw ka kapacitet prej 42 mijë tifozësh dhe do të jetë arenë e zhvillimit të tri takimeve të Grupit A. Shtëpi e skuadrës polake Slask Wroclaw, arena është hapur në shtator.