E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi fiton në fund, Barcelona e Liverpul barazojnë

Dy golat në minuta 86’ dhe 89’ nga Milito dhe Shnaider neutralizojnë golin e Shevçenkos në minutën e 21’.  Barcelona barazon pa gola ndaj çudisë Kazan dhe tani ndodhet në vendin e tretë në grup, megjithëse vetëm një pikë pas Interit.

Liverpuli barazon ndaj Lionit dhe tani rrezikon vërtet kualifikim duke parë se Lion dhe Fiorentina janë 6 dhe 5 pikë para.

Grupi C rezervoi vetëm barazime 1-1 dhe Sevilja kualifikohet që tani për në fazën tjetër. Arsenali fitoi bindshëm 4-1 ndaj Alkmarit duke qenë vetëm një hap larg kualifikimit.

GRUPI E
Fiorentina – Debrecen 5-2
Mutu 14’, Daineli 52’, Montolivo 59’, Markioni 61’, Xhilardino 74’ / Rudolf 38, Kulibali 70’

Lion – Liverpul 1-1
Babel 83’, Lopez 90’

Renditja: Lion 10, Fiorentina 9, Liverpul 4, Debrecen 0

GRUPI F
Rubin Kazan – Barcelona 0-0
Dinamo Kiev – Inter 1-2
21' Shevchenko, 86' Milito, 89' Sneijder

Renditja: Inter 6, Rubin Kazan 5, Barcelona 5, Dinamo Kiev 4

GRUPI G
Sevilja – Shtutgart 1-1
Navas 14’, Kuzmanoviç 78’

Unirea – Rejnxhërs 1-1
88' Onofras / 78' McCulloch

Renditja: Sevilja 10, Unirea 5, Shtutgart 3, Rejnxhërs 2
 
GRUPI H
Arsenal – Az Alkmar 4-1
Fabregas 25’, 52’, Nasri 43’, Diabi 72’ / Lens 82’

Standard Liezh – Olimpiakos 2-0
30' Mbokani, 88' Jovanovic

Renditja: Arsenal 10, Olimpiakos 6, Standard Liezh 4, Az Alkmar 2

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›