E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Greqia i dënuari me 23 vite burg

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 247, datë 09.10.2002, e ka dënuar me 23 (njëzet e tre) vjet heqje lirie, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim“ dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Shtetasi Rebani Gjonaj në datën 07.12.1999, rreth orës 18:30, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në fshatin Levan, ka vrarë me pistoletë shtetasin Marenglen Zeneli, me të cilin kishte pasur një konflikt kohët e fundit për motive të dobëta. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Athinën në Greqi në datën 29.08.2005, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi i këtij shtetasi.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›