Interi fiton pa shkëlqim, Lazio dhe Napoli bëjnë detyrën (FOTO)
—-Nga Gentjan Alinani—-
Vetëm tri pikë dhe asgjë më tepër për tu kujtuar nga ndeshja Inter-Palermo. Skuadra e Stramaccionit arriti të fitojë falë një autogoli të Garcias. Ndeshja që sezone më parë ka dhuruar gola dhe emocione pafund ishte e zymtë.
U krijuan pak raste nga të dyja ekipet pavarësisht se loja kishte intensitet të lartë. Interi e kërkonte me ngulm fitoren, në të kundërt kreu do të ishte shumë larg. Askush nuk ishte në ditën e tij më të mirë.
Samir Ujkani nga njëra anë dhe fati nga ana tjetër i mohuan golin Militos. Minutat kalonin dhe njëmbëdhjetëshja e përzgjedhur nga tekniku zikaltër nuk po ofronte asgjë. Coutinho që duhet të bënte trekuartistin hasi shumë vështirësi.
Fati u buzëqesh zikaltërve që në minutën e 74-t i gëzohen golit të avantazhit që nuk shënohet nga lojtarët e tyre, por nga Garcia i Palermos. Krosimi i gjatë i Ranocchias devijohet nga mbrojtësi i Palermos dhe përfundon në rrjetë.
Interi rikthehet tek fitorja pas 3 ndeshjesh dhe ruan vendin e tretë në kampionat pasi Fiorentina ndalet në barazim.
Napoli ka fituar lehtësisht ndaj Pescarës duke mbajtur ritmin e kryesuesëve të Juventusit. Napoletanët dominuan krejt takimin përballë miqve inferiorë. Skuadra e Mazzarrit e gjeti 5 herë rrugën e rrjetës me Inler dopietë, Cavani dopietë dhe Hamsik.

Napoli triumfon ndaj Pescara-s
Skuadra e kaltër renditet në vendin e dytë pas Juventusit.
Lazio e Lorik Canës ka arritur një fitore të rëndësishme kundër Parmës. Lacialët shënuan 2 herë në portën e miqve. Edhe pse Parma shënoi kjo nuk mjaftoi për të dalë me pikë nga Olimpico. Kapiteni i përfaqësues shqiptare, Lorik Cana, luajti 45 minuta dhe u paraqit mirë.

Lazio mund Parma-n
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: