E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuliçaj: Vrasësi i Xhindit do të ketë shpejt një emër

 Drejtori i krimeve pranë policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj u shpreh se zbardhja e kësaj ngjarjeje është prioriteti kryesor i Policisë së Shtetit dhe se po punohet për zgjidhjen e saj.“Vazhdon të jetë i ngritur një grup pune me specialistët më të mirë të fushës dhe pikërisht sot paradite është kryer një analizë e detajuar të kësaj ngjarjeje. Do të ketë analiza të vazhdueshme me prokurorinë dhe unë jam i bindur se shumë shpejt do të ketë një emër. Kjo është vrasje e një personi me cilësi të veçanta dhe ndryshon nga vrasjet e tjera. Hetimet po vazhdojnë”, tha ai gjatë një konference shtypi pasditen e djeshme. Për sa i përket rritjes së kriminalitetit ditëve të fundit, Kuliçaj tha se kjo është një periudhë e zakonshme për shkak edhe të ardhjes së emigrantëve. Më pas, vijoi ai-situata normalizohet. “Gjatë kësaj periudhe ka prurje të madhe të emigrantëve, ku janë të përfshirë edhe elementë të krimit dhe po ta krahasosh me të njëjtën periudhë të vitit 2009, bëhet fjalë për të njëjtat statistika, më pas ngjarje të tilla pësojnë rënie”, tha më tej.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›