E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi i gatshëm ta shesë Maiconin

Interi është i gatshëm ta shndërrojë në para mbrojtësin e djathtë Maicon, nëse ndonjë klub paguan 20 milionë euro për brazilianin, shkruan "Il Corriere dello Sport".

Trajneri Gian Piero Gasperini raportohet se i ka thënë presidentit të klubit, Massimo Moratti, se braziliani nuk është më i nevojshëm.

30-vjeçari është lidhur me një transferim te Real Madridi më herët gjatë verës, por Jose Mourinho tashmë ka nënshkruar me Fabio Coentrao për të zgjidhur problemet në mbrojtje dhe nuk dëshiron të harxhojë para për të transferuar edhe Maicon.

Destinacion i mundshëm për Maicon mund të jetë Manchester City, pasi ekipi nga Serie A mund ta përfshijë mbrojtësin në një marrëveshje për të marrë shërbimet e sulmuesit argjentinas Carlos Tevez.

Maicon ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2012, por zikaltërit janë të gatshëm ta shesin atë që këtë verë pasi tashmë kanë nënshkruar me një mbrojtës të krahut të djathtë, brazilianin tjetër Jonathan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›