Morata fiton "Këpucën e Artë" në Euro U19

Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata, ka rritur reputacionin e tij duke fituar Këpucën e Artë në kampionatin evropian U19.
Morata ndihmoi Spanjën të fitojë turneun dhe gjashtë golat e tij e bënë atë golashënuesin më të mirë të garës.
Sulmuesi i qendrës ka joshur interesimin nga Arsenal, Liverpool, Chelsea dhe Manchester United gjatë sezonit të kaluar.
Morata është shprehur se dëshiron të qëndrojë te Reali, edhe pse trajneri Jose Mourinho është duke kërkuar një sulmues të ri të qendrës, që mund të ngrejë dyshime për të ardhmen afatgjate të tij në Bernabeu