Henry synon top-katërshen

Nga Express më 01 gusht 2011 në ora 20:00
Pronari i Liverpoolit, John W Henry, ka konfirmuar se synimi i ekipit për sezonin e ri është të hyjë në mesin e katër ekipeve më të mira në Premierligë.
Liverpooli nuk është kualifikuar për në Ligën e Kampionëve nga 2009, kur përfundoi në pozitën e dytë në Premierligës pas Manchester Unitedit.
“Është ende herët të flasim për titullin e kampionit. Mendoj se Manchester United është favorit, ata kanë ekip të mirë dhe duken të fuqishëm. Synimi ynë kryesor është kualifikimi për në Ligën e Kampionëve. Nëse nuk e arrijmë, do të jetë dëshpërim i madh”, tha Henry për Dagbladet.