Puyol ndihet më mirë

Nga Express më 01 gusht 2011 në ora 19:00
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol është optimist se do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e xhiros së parë në La Liga.
Puyol ka pësuar një seri të lëndimeve në periudhën e fundit dhe u desh të operohet për të eliminuar një problem në gju në fund të sezonit të kaluar. Por, tani ka filluar të ndihet më mirë dhe shpreson të jetë i rikuperuar për ndeshjen kundër Malagas më 21 gusht.
“Ndihem më mirë, por procesi është i ngadaltë. Gjëja më e rëndësishme është të mos ndiej më dhimbje”, tha Puyol gjatë një konference për shtyp.