Serish tensione mes Rusise dhe SHBA
Një fëmijë 3 vjec është bërë viktimë e politikës. Ka qenë kjo deklarata e fortë e Kremlinit pas vdekjes për shkaqe aksidentale të fëmijës rus që ishte adoptuar nga një familje amerikane në Teksas. Por arsyet e vdekjes nuk bindin Moskën e cila ka kërkuar që hetuesit amerikanë të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin e cështjes përfshirë dhe analizat mjekësore. Autoritetet ruse besojnë se ka qenë pikërisht nëna adoptive e cila i ka dhënë substanca të ndaluara fëmijës duke e vrarë atë. Eshtë kërkuar gjithashtu që vëllai i vogëlushit të ndjerë Maksim, të kthehet në Rusi. Maksim ka ndërruar jetë në 21 janar. Analizat pas vdekjes kanë treguar se vogëlushi vuante nga probleme mendore dhe për këtë arsye mund të jetë plagosur vetë. Në Moskë me mijëra aktivistë kanë protestuar duke kërkuar që të ndalohet adoptimi i fëmijëve rusë në vendet e tjera.