E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, ndalet Besa e Vllaznia, fiton Tirana

Bardheblutë më në fund u rikthyen te fitorja pas dy humbjesh radhazi, pasi mundën minimalisht 1-0 Laçin në “Qemal Stafa”. Goli-tripikësh për 24-herë kampionët e vendit u shënua nga sulmuesi vlonjat, Arbër Abilaliaj në minutën e 28-të. Me këtë fitore Tirana ngjitet në kuotën e 35 pikëve, pesë më pak se Besa e vendit të dytë.

Kavajasit sot nuk shkuan më tepër se një barazim 1-1 në fushën e tyre përballë Teutës. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro kaloi e para në epërsi me anë të të përhershmit Xhafaj në minutën e 28-të, por një minutë para fundit të pjesës së parë Dosti barazoi shifrat.

Më në fund ndalet Vllaznia. Pas dy fitoresh radhazi në ndeshjet e fundit, shkodranët u ndalën në barazim 1-1 në transfertën e Ersekës përballë vendasve të Gramozit. Safet Osja i dha avantazhin e përkohshëm ekipit të Edi Martinit në minutën e 37-të, kurse Sadiku barazoi në të 51-tën.

Superliga, java e 22-të:

Sot
Tirana 1 – 0 Laçi (Abilaliaj 28’)
Besa 1 – 1 Teuta (Xhafaj 28’ / Dosti 44’)
Gramozi 1 – 1 Vllaznia (Sadiku 51’ / Osja 37’)

Nesër
Apolonia – Dinamo (ora 13:00)
Flamurtari – Kastrioti (ora 14:00)
Skënderbeu – Shkumbini (ora 14:00)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›