Interi mundet nga Leçe, spektakël në Xhenoa-Napoli
ROME-Interi duket se ka dalë nga lufta për titullin kampion, pas disfatës 1-0 të pësuar sot në transfertë kundër Leçes. Edhe pse ka bërë një ndeshje të mirë, ka krijuar raste dhe ka dominuar kundërshtarin, Interi nuk ka mundur dot të kalojë portierin vendas Benasi, autor i një paraqitjeje të jashtëzakonshme. Humbja ndoshta as mund të mendohej para ndeshjes për skuadrën zikaltër, por në të vërtetë Leçe ka merituar gjithçka për shpirtin e treguar në fushë dhe për zgjuarsinë e treguar në momente të caktuara. Në këtë mënyrë, Interi ka ndërprerë serinë e fitoreve radhazi në kampionat, duke mbetur 9 pikë larg kreut që mbahet nga Juventusi. Ndeshja e djeshme ka nisur mjaft mirë për ekipin e Ranierit, që ka krijuar disa raste të mirë për gol. Megjithatë, ishte Benasi ai që u mohoi zikaltërve avantazhin në të paktën tre raste. Kur mendohej se do të shënonte Interi, Leçe zhvillon një kundërsulm me anë të Odos dhe në fund Xhakomaci realizon, pas një rrotullimi të bukur në zonë. Në pjesën e dytë, Interi kërkoi me ngulm golin e barazimit dhe i pati shanset për të. Në fillim ishte Samuel që goditi shtyllën me kokë, ndërkohë që më pas arbitri anuloi dy gola të Militos e Kambiasos, të dy për pozicion jashtë loje.
Xhenoa-Napoli
Xhenoa ka mposhtur 3-2 Napolin, në një ndeshje spektakolare të zhvilluar sot në “Marassi”. Skuadra vendase ka gjetur avantazhin me një goditje të bukur të Palasios, ndërsa ka dyfishuar shifrat me Xhilardinon me kokë. Në minutën e 70-të, Palasio e çoi rezultatin në 3-0, por pavarësisht kësaj, Napoli u rikthye në lojë, duke realizuar dy gola të shpejtë me Kavanin e Lavecin. Përpos kësaj, skuadra e Maxarrit nuk ka gjetur dot golin e barazimit, në një ndeshje dramatike.
Ndeshjet
Në takimet e tjera të luajtura sot, spikat barazimi 1-1 i Romës ndaj Bolonjës. Në “Olimpiko” verdhekuqtë kanë vazhduar valsin e rasteve të humbura, por që këtë herë u kanë kushtuar shumë. Miqtë nga Bolonja i kanë besuar kundërsulmit dhe kanë arritur të kalojnë të parët në avantazh me anë të të zakonshmit Marko Di Vaio, në minutën e 56-të. Por, 6 minuta më pas, Miralem Pjaniç barazoi shifrat, që gjithsesi nuk ndryshuan deri në fund. E ndërkaq, ka fituar Lacio, që mposhti 3-0 në transfertë Kievon. Goli i Hernanes në pjesën e parë, u pasua nga dy të Miroslav Kloses në fundin e takimit. Në Firence, Fiorentina iu rikthye fitores, duke mposhtur 2-1 Sienën. Amauri ishte heroi i skuadrës vjollcë, ndërsa goli i parë mban firmën e Stefan Jovetiç.
(d.b/BalkanWeb)