E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grekët kundërshtojnë planin gjerman për kontroll mbi buxhetin

ATHINE - Greqia ka refuzuar propozimet gjermane për të mbajtur pushtet të plotë mbi buxhetin e saj.

Zëdhënësi i qeverisë greke Pantelis Kapsis i tha BBC se buxheti i Greqisë është "përgjegjësi e qeverisë greke dhe nuk ka nevojë për masa të tilla". Ai tha se një ide e ngjashme ishte ngritur dhe më parë dhe duhet të shmanget.

"Ne kemi kaluar një rrugë të gjatë në reduktimin e deficitit tonë dhe jemi në rrugën e duhur," shtoi ai.

Nga ana e tij, ministri i kulturës Pavlos Gerulanos tha BBC se do të ishte "e pamundur" për Greqinë të jepte kontrollin e taksave dhe kompetencave të saj të shpenzimeve.

Në realitet, financat e Greqisë janë tashmë në masë të madhe të kontrolluara nga BE dhe FMN, të cilat kushtëzojnë shkurtime të thella dhe reforma fiskale, të hartuara kryesisht nga zyrtarët në Bruksel. 

Sipas propozimit gjerman, një komisioner do të ketë fuqi vetoje mbi masat greke buxhetore në qoftë se ato nuk janë në përputhje me objektivat e vendosura nga huadhënësit ndërkombëtarë.

Propozimi gjerman është shtyrë në mënyrë të qartë nga shqetësimet se reformat në Greqi kanë qenë të ngadalta dhe deficiti buxhetor mbetet mbi objektivin.
Lidhje te tjera FT: Berlini kërkon që Greqia të heqë dorë nga sovraniteti fiskal

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›