Interi ndjek brazilianin Marselo të Realit
Inter është shumë i interesuar për mbrojtësin e majtë të Real Madrid, Marselo. Zikaltërit mund të bëjnë një ofertë në merkaton e verës për brazilianin, të cilin e ndjek edhe Çelsi, që mendon të përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes në rast largimi të Eshli Kol. Gjithsesi, për momentin largimi i Marselos nga madrilenët nuk duket si një opsion i mundshëm sepse braziliani është i integruar mirë në ekipin spanjoll dhe trajneri Zhoze Murinjo është shumë i kënaqur me rendimentin e tij.