E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alves mbetet në Barcelonë

Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves ka thënë se dëshiron të qëndrojë te Barcelona edhe për shumë vite tjera dhe të vazhdojë ta shkruajë historinë me klubin katalanas. Ai ishte i lidhur me një largim të mundshëm nga Spanja, por vetë lojtari i ka mohuar të gjitha thashethemet.

“Ndihem shumë mirë te Barcelona. Jam i lumtur këtu dhe dëshiroj të vazhdoj me këtë klub dhe ta shkruaj historinë. Kurrë nuk e kam konsideruar mundësinë për t’u larguar”, tha Alves për Sport. Mbrojtësi brazilian ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2015.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›