Për Hetemajn, interesim nga jashtë Italisë

Ka demonstruar angazhim, forcë dhe talent, por nuk ia doli ta shpëtojë Brescian pa rënë nga Serie A. Përparim Hetemaj, megjithatë, do të jetë njeri aktiv në verën e vitit 2011.
Pasi u spekulua fillimisht për një interesim të Interit e Romës, pista e ditëve të fundit e çonte në Fiorentinë në shkëmbim të të riut Babacar.
Menaxheri i tij, Davide Lippi, ka njoftuar se nuk ka oferta konkrete nga Fiorentina, por që ka zbuluar se një menaxher i njohur i FIFA-s ka kërkuar informacione për përfaqësuesin finlandez.
Andaj ueb faqja italiane calciomercato.com nuk e përjashton mundësinë që 24 vjeçari gjatë verës të transferohet në një kampionat jashtë Italisë. Historikisht, përfaqësuesit finlandezë gjejnë hapësira si në Bundesligë, ashtu edhe në Britani të Madhe.
Andaj nuk përjashtohet mundësia që, pas eksperiencave që pati në Greqi, Holandë e Itali, mesfushori drenicas ta bëjë një eksperiencë në Gjermani ose Angli.