E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miliarderi australian do të ndërtojë Titanic 2

Australi- Clive Palmer, një prej njerëzve më të pasur të Australisë ka porositur një kompani shtetërore kineze për të ndërtuar versionit e shekullit të 21, të Titanic.

Miliarderi i minierave tha për mediat australiane se ndërtimi do të fillojë në fund të viti të ardhshëm, dhe Titanic 2 do të jetë gati për lundrim në vitin 2016.

Ai shtoi s e plani është që anija të jetë e ngjashme sa më shumë të jetë e mundur me Titanic-un origjinal sa i takon dizanjit dhe detajeve por kuptohet e pajisur me teknologjinë moderne.

Zoti Palmer tha se kishte nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë CSC për të ndërtuar anijen. ‘Ajo do të jetë po aq luksoze sa Titanic-u origjinal por sigurisht do të ketë teknologjinë e shekullit të 21 dhe sistemet e fundit të sigurisë dhe navigimit’- tha ai në një deklaratë, teksa kostja e anijes nuk është bërë ende publike nga manjati australian.

Njoftimi vjen vetëm disa javë pas 100-vjetorit të fundosjes së anijes fatkeqe Tiranic, më 15 prill 1912. Anija asokohe goditi një ajsberg në udhëtimin e saj nga Southampton në New York, ku vdiqen më shumë se 1.500 njerëz.

Edhe anija e re është planifikuar të nisë në vitin 2016 udhëtimin e saj nga Londra drejt NeW Yorku-t për të përfunduar atë që Titanic 1 nuk mundi kurrë, udhëtimin e tij të parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›