E Shtunë, 31 Tetor 2026

Formula 1 Niko Rosberg fitoi mimin e Madh te Kines

Një botë e re po ndërtohet në Kinë. Nuk e kemi fjalën për sistemin, pasi atë të vjetrin edhe kinezët e kanë lënë mënjanë, por për fitoren e madhe të Niko Rosbergut dhe Mercedesit në Çmimin e Madh të Formula 1 që u zhvillua në Shangai.
Në një pistë të re dhe të shkëlqyer, djaloshi me origjinë finlandeze dhe që garon për Gjermaninë sundoi nga fillimi deri në fund, duke e shfrytëzuar deri në fund vendin e parë që zuri në provat e së shtunës.
Pas tij u renditën dy pilotët anglezë të Meklaren Mercedesit, Xhenson Baton dhe Niko Rosberg, të cilët mbetën të paktën 20 sekonda prapa fituesit.
Kampionia në fuqi e botës, skuadra e Red Bullit, po has vështirësi dhe këtë e tregon vendi i katërt i arritur nga Mark Ueber dhe i pesti nga kampioni i dyfishtë botëror, Sebastian Fetel.
Shumë dobët u paraqit skuadra me më shumë emër në Formula 1, pra Ferrari, pasi pilotët e saj ishin madje jashtë zonës së pikëve. i shkëlqyeri Fernando Alonso mezi zuri vendin e 9-të, ndërsa Felipe Masa ishte i 13-ti.
Duke u kthyer tek fituesi, duhet thënë se nuk qe një triumf i lehtë për Rosbergun, që arriti fitoren e parë në karrierë. Suksesi u sigurua kur Baton u vonua në ndalesën e fundit, ndërsa beteja për vendin e dytë ishte e jashtëzakonshme.
Mercedes arriti fitoren e tij të parë në Formula 1 që nga viti 1955, ndërsa e vetmja notë negative ishte tërheqja e Mikael Shumakerit për shkak të një problemi teknik në makinë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›