E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rinas priten ne menyre madheshtore kampionet

Pritja në portën ajrore të Shqipërisë ishte madhështore, e denjë për atë që këta sportistë bënë për vendin e dytë në Antalia. Ekipi kombëtar i peshëngritjes u kthye fitimtar nga kampionati europian i Turqisë, me 6 medalje të fituara, me një kampion dhe një nënkampione të Europës si Erkand Qerimaj dhe Romela Begaj.
Tifozë të ngazëllyer shqiptarë dhe padyshim mediat, autoritetet dhe familjarët i pritën si heronj në aeroportin e Rinasit, ndërsa ata dolën nga sektori i VIP-ve, ashtu siç edhe janë në të vërtetë.
Qerimaj, kampioni i kontinentit, tregon përjetimin e tij.
Romela Begaj nuk e heq dot mendjen nga prova që do t’i kishte dhënë medaljen e artë dhe që nuk ia quajtën.
Në Europian, u mor edhe medalja e bronzit nga Daniel Godelli, një vend i katërt nga Briken Calja dhe një vend i tetë nga Fetije Kasaj, ndërsa kombëtarja realizoi synimin për t’u përfaqësuar në Lojrat Olimpike në Londër, jo vetëm me meshkujt, por edhe me femrat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›