Gjykata, 9 muaj burg me kusht babait të Canës
TIRANE-Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin e formës së prerë për babain e Lorik Canës, Agim Cana, si edhe për ish-agjentin e FIFA-s Kristof Mongai. Vendimi i marrë më 25 tetor ka dënuar me 9 muaj burg me kusht dhe me 80 mijë euro gjobë të atin e mesfushorit të kombëtares shqiptare, i vënë nën akuzë për evazion fiskal dhe për një transferim të paligjshëm në vitin 2005. Për Kristof Mongai, dënimi ka qenë 6 muaj burg me kusht dhe 40 mijë euro, i akuzuar si bashkëfajtor në këtë histori, që e ka ndjekur karrierën e Lorik Canës prej 6 vjetësh tashmë. Kushti për Agim Canën është që brenda 5 vjetësh të mos e përsërisë këtë shkelje apo ndonjë shkelje tjetër, në të kundërt dënimi do të aktivizohet menjëherë. Në fakt, ai nuk do të bëjë realisht burg, sepse dënimi është me kusht, megjithatë vendimi duket një goditje për imazhin e futbollistit më të famshëm shqiptar sot në botë. Ndaj Agim Canës u ngrit edhe një akuzë kërcënimi nga ana e ish-zyrtarit të Paris Sent Zhermen Zhan-Mishel Mutier, që nuk ishte shumë dakord me kryerjen e transferimit. Por, Gjykata i hodhi poshtë akuzat, pasi Mutier nuk paraqiti asnjë provë ku i mbështeste ato dhe se shenjat e bëra nga Agim Cana janë normale për shqiptarët.
Shkeljet
Po çfarë ndodhi realisht në vitin 2005 me transferimin e Lorik Canës nga Paris Sent Zhermen te Marseja? Agim Cana quhej agjent i lojtarit, por në Francë ndalohet që një familjar i futbollistit të bëjë punën e menaxherit. Si rrjedhim, ai gjeti Kristof Mongain, që kishte licencën e FIFA-s. Negociatat për transferimin janë zhvilluar në një birrari të Parisit. Babai i Lorikut i ka vënë si kusht menaxherit që 50 % të 350 mijë eurove që do të përfitonte ai nga kjo marrëveshje, t'ia kthente mbrapsht. "Një kusht i panegociueshëm, zgjidh e merr", kanë qenë fjalët e Agim Canës. Por, ky i fundit e mohoi të kishte gisht në këtë transferim. "Mongai u kujdes për gjithçka. Madhe, njëherë erdhi tek unë dhe më pyeti nëse isha i lumtur", deklaroi i ati i Lorik Canës. Më pas, ata shpikën një shoqëri fantazmë me qendër në Monte Karlo, me qëllim evitimin e taksave, duke qenë se Principata e Monakos nuk ka taksa. "Kristof Mongai nuk kishte rrugë tjetër, veçse të pranonte kushtet e Agim Canës", ka thënë avokati i francezit, Fabris Gileta. Gjithsesi, transferimi i parave për në Monako, vuri në lëvizje Prokurorinë Franceze, e cila duke ndjekur gjurmët, zbuloi të gjitha parregullsitë e kalimit të Canës për te Marseja.
Gjyqi
Pas një periudhe të gjatë hetimesh, babai i Lorik Canës, Agim Cana, doli në gjyq në Marsejë, i akuzuar për evazion fiskal dhe kërcënime. Nga akuza e dytë, ai doli i pafajshëm, ndërsa në lidhje me të parën, procesi vazhdoi për vite të tëra. Vendimi i së martës, që është zbardhur vetëm dje, konfirmon dënimin për Agim Canën, i konsideruar fajtor. Ai u dënua me 9 muaj burg me kusht dhe 80 mijë euro gjobë. Në praktikë, ai nuk do të bëjë burg, por do të mjaftojë një shkelje e vogël, që dënimi të aktivizohet. Në fakt, vendimi i Gjykatës së Apelit përbën një goditje për imazhin e futbollistit më të njohur shqiptar, që tashmë luan me Lacion. Në vitin 2005, Cana konsiderohej si "bebi" i klubit nga tifozët e Paris Sent Zhermen dhe largimi për te Olimpiku i Marsejës nuk u prit aspak mirë prej tyre. Ishte kjo një nga arsyet përse ish-drejtori sportiv Zhan-Mishel Mutier nuk dëshironte që Loriku të largohej për te një ekip rival.
(d.b/BalkanWeb)