E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi të kursejë 99 milionë nga shitja e Eto`o

Interi do të kursejë plot 99 milionë euro nëse shet sulmuesin Samuel Eto`o te Anzhi.

Gazzetta dello Sport shkruan se Interi ka pranuar ofertën prej 27 milionë euro nga rusët për Eto`o. Kështu, Interi do të kursejë 12 milionë euro pagë në sezon deri në vitin 2014, kur skadonte kontrata e Eto`o.

Përfshirë taksat kjo shifër është dyfish më e madhe, prandaj bëhet 24 milionë euro për sezon për tre vite. Në total kjo është 72 milionë euro të kursyera vetëm nga pagat e lojtarit, të cilës nëse ia shtojnë shumën që do të përfitojë Interi nga shitja, e gjitha kap vlerën e 99 milionë eurove.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›