E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger dënohet nga UEFA të mos paraqitet në dy ndeshje

Arsene Wenger është ndëshkuar nga UEFA duke u pezualluar nga dy ndeshje për shkak se ka komunikuar me lojtarët e tij gjatë fitores 1-0 ndaj Udineses në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Kampionëve.

“Trupi Kontrollues dhe Disiplinor i UEFA-së ka pezulluar menaxherin Arsene Wenger nga detyra e tij tek Arsenali për dy ndeshjet e radhës në garat e UEFA. Vendimi i sotëm është marrë në lidhje me mos ekzekutimit të vendimit të Trupit Kontrollues dhe Disiplinor gjatë ndeshjes së play-offit të Ligës së Kampionëve të klubit anglez ndaj Udinese Calcio gjatë të enjtes, 16 gusht”.

“Wenger kështu do të jetë i pezulluar për ndeshjen e dytë të kthimit kundër Udineses të mërkurën në Itali dhe pastaj për ndeshjen e ardhshme në kuadër të UEFA-së. Trupi po ashtu ka vendosur të dënojë Arsenalin me 10 mijë euro për sjellje jo të mirë  nga zyrtarët e tij. Një ankesë kundër këtyre vendimeve mund të bëhet brenda tre ditësh”, thuhet në deklaratën e UEFA-së.

Francezi ishte duke vuajtur pezullimin prej një ndeshje në kohën kur ka thyer rregullat e UEFA-së, pezullim i cili fillonte që nga sezoni i kaluar kur Wenger kishte kritikuar publikisht gjyqtarin italian Massimo Busacca për vendimet e tij në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›