E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH, kontroll matësve të energjisë

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes të Energjisë elektrike ka nisur një projekt për të parandaluar vjedhjet e energjisë. Për të minimizuar ato kanë nisur të ushtrohen kontrolle në terren. Zonat periferike të kryeqytetit janë të parat që po bëhen verifikme lidhjet e dyfishta deri tek rregullsia e aparatit matës. Projekti ka nisur në 1 gusht dhe deri tani janë kontrolluar 3 mijë abonentë, 900 prej të cileve kanë rezultuar me shkelje. Sipas ligjit të energjisë elektrike, çdo ndërhyrje private në rrjet apo në aparatin matës, konsidrohet si akt penal. Projekti i verifikimit të abonentëve, që nga 1 nëntori do të shtrihet në të gjithë vendin, duke nisur nga Shkodra, Durrësi, Tirana, Fieri, Berati dhe Vlora.
Vetëm pak kohë më parë OSSH në bashkëpunim me pushtetin vendor nisi një tjetër projekt për të ndimuar debitorët të paguajnë kamatvonesat e energjisë elektrike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›