E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi ultimatum Ibrahimoviçit

Milano - Mourinjo para se të nisej për pushimet e tij ka takuar Moratin dhe Orialin. Një takim ku është folur kryesisht për merkaton dhe ku trajneri portugez ka vendosur edhe një kusht: nëse Ibrahimoviç do ta nisë fazën përgatitore me ekipin zikaltër, nuk mund të pretendojë më të largohet nga ekipi zikaltër.

Faza përgatitore nis më 12 korrik në Los Anxheles, që bëhet automatikisht edhe dita limit e Ibrës për të gjetur një ekip të ri. Nëse Ibra largohet nga Interi, në vend të tij do të vijë një nga Eto ose Higuain (me opsionin edhe të Benzemasë).

Ndërkohë sot dhe nesër Branka do të jetë në Londër për të mbyllur tratativë me Dekon dhe Karvajon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›