E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zola: Ançeloti mund të thyejë dominimin e Mançesterit

Londër - Karlo Ançeloti i ka të gjitha mundësitë si trajner i Çelsit për të thyer dominimin e Mançester Junaited në Angli. Këtë e deklaron për “Gazzetta dello Sport” ish-legjenda e skuadrës londineze Xhanfranko Zola, i cili aktualisht drejton modestët e Uest Hemit.

“Karlo ka një mundësi të mirë për të filluar një epokë të re këtu. Ka një motivim të madh. Me aftësitë e tij personale dhe kapacitetet që ka ekipi, do të mund të arrijë rezultate shumë të mira. Ançeloti mund të thyejë dominimin e Mançesterit dhe ta bëjë Premier Ligën më interesante”, deklaron Zola për gazetën më të madhe sportive në Itali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›