E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolo Ture gjithnjë e më pranë largimit nga Arsenali

Londër - Kolo Ture është gjithnjë e më pranë largimit nga skuadra e Arsenalit. Lajmi bëhet i ditur nga “Daily Mail”, ku thuhet se shkak i largimit të mbrojtësit nga Bregu i Fildishtë është marrëdhënia e tij jo e mirë me bashkëlojtarin Uilliam Galas.

Ture kërkoi të largohej edhe në merkaton e janarit pas zënkës me qendërmbrojtësin Galas, por ishte trajneri Arsen Venger që arriti të vendoste qetësinë.

Mediet angleze raportojnë se Mançester Siti është i interesuar për të marrë shërbimet e mbrojtësit të Arsenalit. Sheikët arabë janë të gatshëm të ofrojnë në drejtim të londinezëve 10 milionë euro për të marrë kartonin e Turesë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›