E Diel, 1 Nëntor 2026

Interkonjeksioni, Bode: Parandaluam një rast korruptiv, diferenca mes garuesve ishte 21 milionë euro

19-04-2012 / Gazeta 55

Debati politik për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë u zhvillua edhe në seancën e radhës plenare. Deputetet e opozitës shfrytëzuan diskutimin mbi projektrezolutën e Autoritetit të Konkurrencës, për të bërë akuza për këtë tender. Sipas deputetit të Partisë Socialiste, Erjon Braçe në këtë rast po favorizohen vetëm firma serbe dhe një proces si i tillë shkel konkurrencën e lirë.
Por, sipas ministrit Bode, në rastin e  linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë u parandalua një rast korruptiv, pasi diferenca mes dy garuesve ishte 21 milionë euro. Sipas  tij, opozita është duke spekuluar me shifrat dhe me faktet.
Në seancën parlamentare të së enjtes kaloi edhe akti normativ për shtyrjen e amnistisë fiskale, për pjesën e rivlerësimit të banesave.
Sipas ministrit Bode amnistia e arriti qëllimin, për të cilin u krijua dhe u aplikua, pasi bëri përfitues një numër të madh qytetarësh.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›