Tepelenë, vetëvritet me armë zjarri efektivi i policisë

Një punonjës policie i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri në Tepelenë. Efektivi i policisë i burgut të Bënçës, 46 vjecari Ylli Elmazaj është vetvrarë mbrëmjen e sotme me armën e shërbimit. Viktima është gjetur i vrarë në banesën e tij, në një pallat në lagjen"15 shtatori" në Tepelenë. Elmazaj ishte nga Ballshi, baba i 3 fëmijëve, ndërsa jetonte me qera në Tepelenë. Sipas hetimeve paraprake të policies, dyshohet se shkak i vetëvrasjes ka qenë gjendja jo e mirë ekonomike.