E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca, opozitës: Kërkoni mocion në Kuvend – s’do lejojmë bllokimin e zgjedhjes së Presidentit

19-04-2012 / Gazeta 55

++ Topalli, Ruçit: Mos qani duke thënë ju rrahu Jozefina


++ Patozi: Opozita ka fobi ndaj votës së fshehtë, kërkon ta kthejë parlamentin në kazino


++  Opozita vjedh votat në Kuvend, Arben Çuko voton në vend të Gazmir Bizhgës


UPDATE-- Kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi ka deklaruar se përpjekja e opozitës për të bllokuar miratimin e anëtarit të KLD-së është dështimi i radhës i kësaj të fundit në betejat e saj parlamentare. Duke folur në seancën plenare, Patozi theksoi se seanca e kaluar shtoi edhe një etapë tjetër të shëmtuar në CV e Partisë Socialiste. “Partia Socialiste vërtetoi dështimin e radhës në betejat e saj parlamentare. Edhe në rrafshin etik, seanca e shkuar iu shtoi në CV një tjetër etapë të shëmtuar që është përpjekja për të bllokuar me dhunë votimin e një anëtari të KLD-së”- u shpreh Patozi. Ai ka theksuar se nëse opozita kërkon të rrëzojë qeverinë duhet të kërkojë mocion mosbesimi dhe jo të pengojë seancën plenare. “Për të rrëzuar një qeveri nëse e kishin ndërmend seancën e shkuar ka nevojë për këllqe që opozita nuk i ka. Së dyti opozita duhet të dijë që jo gjithmonë mund ta rrëzojë qeverinë por ka votimi të posaçme dhe unë e ftoj opozitës që të bëjë mocion mosbesimi. Ose kërkoni votëbesim ose heshti këto dy mënyra keni”- tha Patozi. Ai theksoi se Partia Socialiste ka fobi ndaj votës së fshehtë ndërsa e ka cilësuar reagimin e opozitës në sallë si fyese për çdo deputet. “Fobia që ju keni ndaj firmave, ndaj votës së fshehtë nuk është një gjë që ju nderon. Unë mendoj që është fyese për çdo deputet që ne ti trajtojmë procedurat sikur jemi në një kazino. Ne jemi deputetë dhe jemi në sallën e Kuvendit që është tempulli i demokracisë”- theksoi deputeti demokrat. Sipas Patozit, socialistët po i kushtojnë kësaj çështje një vëmendje të tepruar. “I kam thënë zotit Ruçi të enjten e shkuar: “nuk jemi duke zgjedhur Papën e Romës, jemi duke zgjedhur një anëtar të KLD-së, ndaj nuk ka nevojë për kaq shumë zhurmë”. Zoti Ruçi e bëri votimin e fshehtë sikur është zhdukur fare nga salla e Parlamentit dhe sikur është e vetmja mënyrë votimi në këtë Parlament. Pse keni frikë nga vota? Pse keni frikë nga komisionet, pse keni frikë nga kutitë? Unë nuk kam frikë të votoj dhe ta deklaroj votën time. Pse ju zoti Ruçi e keni kaq merak votimin e fshehtë? Dëshiroj edhe një herë të ftoj deputetët e opozitës t`i kthehen logjikës. Ndryshe, në rast se do përsërisni shfaqje të tilla, do vini qershorin e ardhshëm edhe më të lodhur seç jeni”, përfundoi Patozi. Më pas ka qenë Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila ka marrë fjalën ndërsa ka shtuar se votimi i Elvis Cefës ishte dështimi i radhës i socialistëve. “Radhën e kaluar ju firmosët dështimin tuaj të fundit. Humbët në 2009 nga shqiptarët, humbja tjetër e Ramës është ajo e zgjedhjeve në 2011, ndërsa humbja më e rëndë është ajo personalja në zgjedhjet lokale, kjo më e turpshmja, pasi u numërua çdo kuti në mënyrë transparente”- tha Topalli. Kryetarja e Parlamentit tha se mazhoranca nuk do të lejojë që opozita të pengojë zgjedhjen e presidentit. “Zoti Ruçi mos qani duke thënë ju rrahu Jozefina. Turp t’ju vijë. Bëni mocion mosbesimi dhe do ta shihni, jo një herë por shumë herë. Po të doni me kuti, me fletë votimi, me elektronikë, sa herë ta provoni do ta shihni veten të humbur dhe të turpëruar. Sa i takon herës tjetër. Kur humbni nuk pranoni votën, kur shihni se nuk i keni votat vidhni. E dini se nuk zgjidhni presidentin dhe sot deklaroni se nuk do t’ju lejojmë të zgjidhni presidentin gaboheni. Do humbni. Kryetari juaj nuk e pranon parlamentin. Kryetari juaj nuk pranon ligj, kushtetutë”- tha më tej kryetarja e Kuvendit.


Opozita vjedh votat në Kuvend, Arben Çuko voton në vend të Gazmir Bizhgës


Krahas debateve mazhorancë-opozitë, seanca e sotme plenare ka patur dhe episode të çuditshme. Është i njohur fakti që socialistët vuajnë nga kompleksi i mungesës së votës-shumicë në Kuvend dhe si i tillë presioni psikologjik është i jashtëzakonshëm nga mesazhet e panumërta që vijnë nga celulari i Edi Ramës. Gjatë votimit të një projektligji në Kuvend, deputeti socialist Arben Çuko, krahas votës së tij, voton edhe në emër të kolegut Gazmir Bizhga. Por, ky veprim u pikas menjëherë nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e cila e cilësoi si tentativë për të manipuluar votimin. “Po vidhni votat në seancë plenare dhe në sy të të gjithëve”- tha Topalli, duke kërkuar nga sekretaria heqjen e kartës së deputetit Bizhga. Në konkluzion të gjitha debateve parlamentare që nisën me akuzat e opozitës ndaj mazhorancës për manipulime votimesh, si për ironi të fatit u desh që socialistët të bënin autogol, kur deputeti i tyre Gazmir Bizhga rezultoi votues në projekt-ligjin e parë, ndonëse ai mungonte në seancë. Madje autogoli vjen i dyfishtë, pasi socialistët rrëzuan vetë pretendimin që ngritën në seancën e shkuar se duhej hedhur në votim edhe Ardian Visha, pas Elvis Çefës. Gjatë votimit të fshehtë me elektronikë të kësaj të enjteje për 4 kandidatura për dy vende në Autoritetin e Konkurrencës, në votim nuk u hodhën të katër kandidatët. U votuan vetëm kandidatët e parë për secilin vend dhe jo të dytët, pasi të parët morën shumicën e votave. Kjo do të thotë së socialistët që kësaj herë çuan në këtë bord edhe një kandidat të tyrin pohuan ligjshmërinë e këtij votimi, për rrjedhojë edhe atë për Elvis Çefën, i cili mori shumicën e votave. Në dy vendet vakante në Autoritetin e Konkurrencës u zgjodhën me shumicë votash Iva Zajmi propozim i demokratëve dhe Koço Broka propozim i socialistëve

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›