E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, sherr mes shokësh, një i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur pas një sherri mes dy personave në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në ambjentet e një lokali pranë “Librit Universitar”, ku dy shokë në gjendje të dehur janë konfrontuar ndërmjet tyre pas një sherri banal. Mësohet se njëri prej tyre, identiteti i të cilit nuk bëhet akoma i ditur e ka goditur personin tjetër me një gotë në qafë. Ndërkohë i plagosuri është dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore. Uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e rastit, ndërsa kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar për plagosjen, shtetasin Armand Arapaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›