E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interkonjeksioni, Bode: Zgjodhëm ofertën më të mirë, Ahmetaj: Aferë korruptive

TIRANE- Ndërtimi i linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë e Kosovës ka ngjallur debate në Kuvend. Ministri i Financave Ridvan Bode ka deklaruar se në lidhje me këtë projekt është zgjedhur kompania që dhënë ofertën më të mirë. Sipas tij “S’mund të pranohej si fitues garuesi me ofertën që kërkonte 21 mln më tepër për ndërtimin e kësaj linje”. 

Bode nënvizoi se, “Diferenca mes dy garuesve për projektin ishte 41%”.

Në kundërpërgjigje, deputeti i PS-së Arben Ahmetaj deklaroi se ky project nuk është gjë tjetër vecse një aferë korruptive që dëmton interesat kombëtare.
“Shifrat që tregove janë të manipuluara, ju nuk duhet të mbroni një aferë korruptive që nuk rëndon thjesht tek konsumatori i energjisë elektrike por kalon në interesa kombëtare. Vonesa e ndërtimit të linjës ka një qëllim, interesat e Serbisë. Kjo është e realizuar sot nga një njeri, kryeministri Berisha”, akuzoi Ahmetaj.

Ai shtoi më tej se, për këtë tender duhet të ketë hetime.
“Dëmi i Shqipërisë është 90 mln dollarë në vit. Tenderi dhe aferat të investigohen nga organet kompetente”, tha ai më tej.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›