E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i ri, PS dhe PD tregojnë dhëmbët në Kuvend

Tiranë- Debati për votimin e së enjtës së shkuar për anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë është rikthyer sërish sot në sallen e Kuvendit menjëherë pasi deputeti socialist Gramoz Ruçi mori fjalën.

Sipas Ruçit votimi i së enjtës ishte abuziv dhe iu mohua vota deputetëve të Partisë Socialiste.

Të enjtën votimi sishte i fshehtë, iu mohua deputetëve. Ishte abuziv. Rregullorja e Kuvendit tregon voten e fshehtë, ju cenuat kushteutën duke e hedhur poshtë. Ky është turp në rradhë të parë për Berishën dhe ju kryetare që skeni besim as tek deputetët dhe aleatët tuaj dhe kërkuat ti kontrolloni kjo është liria mes jush- tha Ruçi.

Duke nënvizuar se do të ndalin mazhorancen kudo dhe kurdo që do të ketë të tilla zgjedhje duke vënë theksin tek votimi për zgjedhjen e presidentit të ri.

‘Sdo të ketë rast ku ju mund të aplikoni këtë formë, ne do ju ndalim këtu dhe kudo që të ketë zgjedhje. Institucionet janë në rrezik dhe duhen shpëtuar. Kuvendi do të fillojë zgjedhjen e presidentit të republikës pa asnjë garanci, madje as atë numër një: të votës së lire, të fshehtë dhe të barabartë- tha më tej Ruçi.

Ndërkohë në fjalën e saj kryeparlamentarja Jozefina Topalli deklaroi se drejtësinë e jep Drejtësia dhe jo grupi i PD-së. Sipas zonjës Topalli opozita do të humbasë nëse mban këtë qëndrim edhe në zgjedhjen e presidentit.

Në 2009 humbët dhe shkuat në opozitë, humbja -18 mandate deputetësh sa çkeni sot në lokalet e fundit. Dhe kulmi i Ramës është humbja e tij në Tiranë, pas një vote të numeruar në çdo kuti dhe fletë në mënyrën më transparente. Mos qani siç e keni zakon, apo siç ju thotë kryetari juaj e rratë Jozefinën apo ju rrahi ajo. Bëni votëbesim. Dhe do shihni që kjo mazhorance e ardhur në këtë salle po të doni me kuti apo fletë votimi sa herë ta provoni do ta shihni vetëm të dështuar dhe të turperuar. Kjo është strategjia juaj kur humbisni refuzoni voten. Do humbisni përseri nëse pengoni presidentin si në të gjitha zgjedhjet- tha Topalli.

Në të njëjtën gjatësi vale ka qënë me zonjën Topalli edhe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi i cili duke folur për votimin e javes së shkuar tha se opozita gjendet para dy rrugëve: ose të kërkojë votëbesim ose të heshtë.

‘Ose kërkoni votëbesim ose heshtni, s’keni rugë tjetër. Fobia që keni ndaj firmave dhe votës së fshehtë s’ju nderon, por është fyese. Që t’i trajtojmë procedurat sikur jemi në kazino apo sallë kumari. Por në Kuvend zë vend marrëveshja dhe mirëkuptimi, s’jemi bixhozgji që t’ja hedhim njëri-tjetrit. I thashë Ruçit po zgjedhim një anëtar të KLD-së, s’ka nevojë për shumë zhurmë. Pse keni frikë nga firmat? Nga kutitë?’- tha Patozi.

Por lidhur me zhvillimet në Kuvend ka reaguar edhe kryesocialisti, Edi Rama përmes faqes së tij në rrjetin social Twitter. Sipas Ramës zonja Topalli po abuzon me Kushtetutën dhe ai nuk ngurron aspak kur e cilëson hapur se kryeparlamentarja synon postin e kreut të shtetit.

‘Shiheni Jozefinen, kandidaten per Presidente se si kap per zhelesh Kushtetuten dhe Rregulloren e Kuvendit nga maja e parlamentit te Ruzhdies!’- shkruan Rama. Teksa shton se Patozi bën atë çfarë i urdheron kryeministri dhe partia.

‘Patozit mos i’a vini re, thote ato qe i thone, s’ka c’ben se tjeter pune s’ben dot, ruan delet e Saliut ne parlament per nje pjate pershesh…’- shkruhet në Twitterin e Ramës.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›