E Shtunë, 31 Tetor 2026

India teston me sukses një raketë ndërkontinentale

NJU DELHI - India testoi me sukses një raketë me rreze të gjatë veprimi dhe në gjendje për lëshimin e të ashtuquajturave koka bërthamore, njoftuan sot burime qeveritare indiane.

Raketa "Agni-5" u lëshua sot nga ishulli Uiller, në bregdetin lindor të Indisë.

Analistët thonë se vetëm pesë vende, anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, SHBA, Britania, Franca, Rusia, Kina besohet të kenë armë të tilla me rreze të gjatë veprimi.

Jashtë këtij organizmi, besohet se Izraeli posedon të tilla raketa.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›