Tiranë, makina përplas biçikletën, një i vdekur

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar vetëm pak caste më parë në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë shkollës “Teknologjike” te “Pallati me Shigjeta”, në Tiranë, ku një automjet ka përplasur për vdekje një person, i cili po udhëtonte me biçikletë. Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendgjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rastit.
vijon..