E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentet ne FNSH Pergezime per mbrojtjen e institucioneve

Qindra studente nga Tirana zhvilluan dje nje takim ne repartin e Forcave te Nderhyrjes se Shpejte ne Tirane FNSH efektivat e te cilit moren pjese ne daten 21 janar ne mbrojtjen e institucioneve ne Bulevardin Deshmoret e Kombit ne Tirane. Takimi ishte nje shenje mirenjohje dhe solidarizimi me aktin e forcave te rendit qe me vetemohim dhe sakrifice te pashembullt i rezistuan sulmeve anarkiste qe ju bene institucioneve te vendit ne daten 21 janar. Te rinj dhe te rejat nga Universiteti i Tiranes u takuan dhe u dhuruan lule efektivave qe ishin ne vijen e pare te mbrojtjes se institucioneve dhe u shprehen atyre falenderimet ne emer te gjithe studenteve te Tiranes. Jemi ketu prane jush ne emer te te gjitha vajzave student te qytetit te Tiranes per tu shprehur mirenjohjen e thelle per mbrojtjen qe ju i keni bere institucioneve dhe rendit kushtetues ne daten 21 janar. Fale jush ne sot ndihemi me te sigurta ne jeten e perditshme kur shkojme ne shkolle si dhe ne aktivitetet e tjera sociale e ne cdo aspekt te jetes sone. Faleminderit per gjakftohtesine dhe guximin tuaj tha studentja e Juridikut Amarilda Halilaj. Studentet u takuan dhe me efektivin e FNSH-se Amaraldo Yzeiraje i cili ne momentin e sulmit edhe pse ishte ne nje moment kritik nen bresherine e gureve dhe sendeve te forta te turmes ngriti lart flamurin kombetar duke mos e lene ate te perdhosej nga turma e cila kerkonte rrezimin e institucioneve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›