Departamenti i Shtetit Zgjidhja jo zgjedhjet e parakoheshme
Zv.ndihmessekretari Amerikan i Shtetit per Evropen Thomas Countryman e cilesoi dje te gabuar vendimin e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama per te vazhduar me planet per organizimin e nje proteste tjeter te premten. Ne nje interviste per Zerin e Amerikes Countryman deklaroi se Shtetet e Bashkuara jane te shqetesuara nga mundesia e perseritjes se dhunes. Shtetet e Bashkuara jane te shqetesuara nga mundesia e perseritjes se dhunes - citohet zyrtari i larte amerikan. Ne vazhden e tensioneve te krijuara nga demonstrate e dhunshme e nje jave me pare zyrtari i larte amerikan u ka bere thirrje partive politike ne Shqiperi qe te qetesojne situaten duke qene sepse sipas tij nga gjendja e krijuar nuk mund te kete fitues por vetem te humbur. Per me teper Countryman theksoi se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojne Shqiperine me hetimet e ngjarjeve te 21 janarit. Zoti Countryman e quan te gabuar vendimin e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama per te vazhduar me planet per organizimin e nje proteste tjeter te premten. Zv.ndihmessekretari i Shtetit per Evropen ka perseritur mbeshtetjen per hetimet e ngjarjeve te 21 janarit por ka bere dhe apel politikes qe te mos ti perdorin perpjekjet e prokuroreve si nje mjet politik. Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojne Shqiperine me hetimet e ngjarjeve te 21 janarit. Institucionet e pavarura ne Shqiperi jane te afta te bejne hetime te besueshme. Por udheheqesit politike duhet te heqin dore dhe te mos ti perdorin perpjekjet e prokuroreve si nje mjet politik - deklaron z. Countryman. Pyetjes nese zgjedhjet e parakohshme jane nje alternative per zgjidhjen e situates ai iu pergjigj shkurt dhe prere Jo. Zyrtari i larte amerikan theksoi Ky nuk eshte nje mjet per nje pale te godase tjetren. Partite duhet te mos perzihen por te bashkepunojne me prokurorine dhe te lejojne qe hetimet te vazhdojne thote zyrtari i larte amerikan. Ne keto hetime Countryman u ka kerkuar partive politike qe te mos perzihen te bashkepunojne me prokurorine dhe te lejojne qe hetimet te vazhdojne. Udheheqesit politike shton Countryman duhet te heqin dore dhe te mos i perdorin perpjekjet e prokuroreve si nje mjet politik. Ky nuk eshte nje mjet per nje pale te godase tjetren keshillon zyrtari i larte amerikan. Vleresimi si vendim i gabuar i Edi Rames per protesten e te premtes nga zyrtari i larte i Departamentit te Shtetit vjen vetem nje dite pasi edhe ambasadori amerikan Alexander Arvizu u kerkoi dy lidereve politike te heqin dore nga manifestimet e te premtes dhe te shtunes. Por ndersa kryeministri i vendit reagoi menjehere duke e pranuar kerkesen e ambasadorit kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi publikisht se nuk do te hiqte dore nga demonstrata homazh e te premtes.