E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca Dialog ne vend te dhunes mbi institucionet

Diplomacia franceze reagon pas ngjarjes se ndodhur ne 21 janar ne kryeqytetin shqiptar. Zedhenesi i Ministrise se Jashtme se Frances Bernard Valeacutero gjate konferences ditore per shtyp u shpreh se palet duhet te gjejne dialogun dhe te heqin dore nga zhvillimi i demonstratave te ardhshme. Jemi te shqetesuar nga situata ne Tirane dhe nga ngjarjet e renda qe ndodhen gjate demonstrates se 21 janarit. Ne bejme thirrje per nje kthim te qetesise dhe terheqim vemendjen e te gjithe paleve. Dhuna ngado qe ka ardhur eshte e pajustifikueshme. Demonstratat qe priten te organizohen nuk favorizojne kthimin e qetesise - tha dje Valeacutero. Nga ana tjeter Ministria e Jashtme franceze ka denuar dhe dhunen e ushtruar dhe vdekjen e tre demonstruesve. Ne vecanti vdekja e tre manifestuesve te vrare me plumba gjate manifestimit eshte e papranueshme. Duhet hedhur drite mbi rrethanat e vdekjeve - tha dje Valeacutero. Diplomacia franceze kerkon qe palet te gjejne rruget e komunikimit per nje dialog te drejtperdrejte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›